Është 20 vjeç dhe do të hyjë në histori si Missi i parë i shtetit të Kosovës.
Kaqusha Thaçi bukuroshja që rrëmbeu kurorën e më të bukurës ka rrëfyer për herë të parë për “Bluetooth”, emocionet që ka marrë ajo për këtë titull, projektet e saj në Tiranë, dhe pse jo një bashkëpunim me një muzikant shqiptar. Për më tepër ajo na rrëfen vetë…
*Do të mbeteni në historinë e Kosovës si miss i parë. Ç’do të thotë për ju ky fakt?
Ky është nder i madhe për mua, që bukuria e Kosovës të fillojë me imzhin
tim. Shpresoj dhe uroj që Miss-et në vazhdim të jenë të mira dhe të bëjnë edhe më shumë për Kombin tonë.
*Sa e ndjeni përgjegjësinë tashmë që me pjesëmarrjet tuaja në konkurset botërore të bukurisë, do të përçoni edhe një pjesë të historisë së saj, kulturës dhe traditave të saj?
Nuk mund t’ju them se sa e kënaqur jam që unë po bëhem pjesë e Historisë së bukurisë në rang botërore. Jo vetëm jam e kënaqur por i kam vënë vetes një detyrë të madhe që të përfaqësoj me dinjitet Kombin tim, që të njihet edhe nga bukuria dhe jo nga zhvillimet politike.
*Cilat janë impenjimet tuaja, studimet? Si është një ditë e zakonshme e një vajze të bukur?Unë shkoj në Fakultetin Filozofik drejtimi i Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Një ditë e imja fillon duke pirë kafen e mëngjesit, ndjek ligjerata në Univeristet. Gjatë ditës vazhdoj të shkoj në Kursin e gjuhës Angleze dhe shkoj në Fitnes si dhe kohën e mbetur e shfrytëzoj
duke lexuar dhe dëgjuar muzikë, shikuar televizor, etj.
*Cilat janë pasionet, përveç skenave dhe pasarelave?
Volejbolli, muzika, kërcimi, etj.
*Muzika, a do të jetë ajo një mundësi për të ardhmen, si një trampolinë për t’u përfshirë në show biznes?
Po muzika do të jetë në axhendën time në të ardhmen dhe kjo do të jetë një
suprizë. Këtë e bëj për pasionin që kam ndaj muzikës e jo për biznes. Ajo
është gjëja e fundit që të përfitoj ekonomikisht. Kam filluar një bashkëpunim të ngushtë me këngëtarin e njohur Kastro Zizo dhe së shpejti do të kuptoni informacionet e reja për angazhimin tim në muzikë.
*Ju pëlqen vëmendja që tërhiqni tani jo vetëm si bukuroshe, por si bukuroshe me titull tashmë?
Po është interesante.
*Po Shqipëria ju pëlqen? Çfarë ka ndryshe ajo nga Kosova??
Nuk i konsideroj të ndryshme për mua jemi një komb i tërë normale që më pëlqen Shqipëria dhe gjithë populli shqiptar kudo që ndodhet.
*A është bukuria një armë e fortë për të çelur më lehtë dyert e për të kapërcyer pengesat?
Bukuria nuk është një armë por është një ndihmë që më bëhet mua për të ecur në jetë. Por nuk është vetëm bukuria në jetë por edhe intelegjenca.
*Vajzat e bukura zakonisht klasifikohen si “jo të zgjuara”. Ju e ndjeni këtë paragjykim?
Këtë klasifikim e bëjnë ata që nuk janë të zgjuar.
*A bëjnë misset, konkretisht ti, punë shtëpie për shembull, të lani, të hekurosni….
Po, patjetër bëj kur është e nevojshme.
*Endrrat… Këto që ke arritur deri tani janë ëndrra të bëra realitet apo thjesht dëshira? Nëse po, cilat janë ëndrrat?
Kjo është vetëm dëshirë se endrra ime është në të ardhmen të bëhem Politikane e sukseshme.
*Të duash dikë…apo të të duan është më mirë për ty?
Asnjëra nuk qëndron pa njëra-tjetrën.
*Cili ishte motivi i ardhjes në Tiranë këto ditë?
Me ftesë të regjisorit Petri Bozo jam e ftuar në Miss Globe International si
dhe kam qenë si mysafire në Festivalin “Netët e Klipt Shqiptar” në televizionin Shqiptar. Mikëpritja e Petri Bozo ka qenë shumë e shkëlqyer dhe meriton respekt të madh në punën profesionale që bën sepse është një njeri profesionist dhe i njohur në Shqipëri, Kosovë dhe botë. Ndërkohë që gjatë kësaj kohe u interesova për të marë Vizë nga Ambasada Kineze për të shkuar në garën e bukurisë Miss Global Beauty Queen 2009 që mbahet
nga 25.05.2009 deri më 20.06.2009 në Kinë. Gjatë Festivalit Netët e Klipit Shqiptar kam takuar këngëtarin Kastro Zizo ku kemi biseduar gjatë këtyre ditëve edhe për bashkëpunimin në fushën e muzikës.Pastaj kam takuar edhe
regjisorin Sajmir Kumbaro i cili vërtet më ka propozuar po që s’e pëlqej aktrimin që të luaj në ndonjë film. Gjithashtu kam realizuar këtë
intervistë në “Gazeta Shqiptare”.Planifikimi i udhetimit tim në Shqipëri mund të them se ishte mëse i suksesshëm.
*Ç’të pret kur të kthehesh në Kosovë?
Kam shumë plane për të bërë duke pasur në konsiderat së shpejti do të
kem web faqen time zyrtare si dhe përgatitjet për të shkuar në Kinë ne spektaklin e bukurisë Miss Global Beauty Queen 2009.
Bluetooth/Revist Kosovarja 2009